Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP vijojnë të përshkallëzohen. Së fundmi, Miri dhe Mateo janë përfshirë në një përplasje të ashpër verbale, e cila degradoi në ofendime të drejtpërdrejta dhe tension të lartë mes tyre.
Dyshja duket se po kalon një periudhë të mbushur me konflikte, ndërsa përplasjet po bëhen gjithnjë e më personale. Mateo e akuzoi Mirin se po luan pa limite për të qëndruar në shtëpi, duke e cilësuar si “njeri pa gjak” dhe pa sedër.
“Ai nuk ka gjak, nuk ka sedër. Po bën çdo gjë për mbijetesë këtu. Je njeri pa gjak, nëse do të kishe gjak do të të dhimbsej vetja. Je gati të bësh çdo gjë”, u shpreh Mateo gjatë debatit.
Nga ana tjetër, Miri nuk qëndroi duarkryq dhe iu përgjigj me tone të ashpra, duke e akuzuar Mateon për deklarata fyese dhe duke e kundërshtuar publikisht.
Përplasja mes tyre ka shtuar tensionin në shtëpi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë në dinamikat e lojës dhe raportet mes banorëve në ditët në vijim.






