Mateo Borri ka folur sërish hapur për ndarjen nga Brikena Selmani, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, duke hedhur dritë mbi arsyet që, sipas tij, çuan në përfundimin e raportit mes tyre.
Gjatë një bisede me Selin Bollatin, Mateo u shpreh se nominimi i Brikenës e kishte prekur më shumë seç e kishte pritur, pasi nuk e kishte imagjinuar një veprim të tillë nga ana e saj. Ai theksoi se ndjenjat e tij nuk kanë qenë asnjëherë të pavërteta dhe se Brikena ka pasur një vend të veçantë për të.
“Unë nuk kam thënë kurrë që nuk kam pëlqim. Nuk e shoh dot si vajzat e tjera. Ka pasur një kontakt, por gjithçka u komplikua kur në raportin tonë ndërhynë persona të tjerë nga ana e saj,” u shpreh Mateo.
Sipas tij, ndërhyrjet e jashtme kanë qenë arsyeja kryesore e ndarjes, duke shtuar se ka zgjedhur t’ia lërë Brikenës hapësirën për t’u shprehur vetë, pa dashur të ndikojë në versionin e saj të historisë.
Nga ana tjetër, Brikena Selmani ka dhënë një tjetër interpretim të situatës, duke deklaruar se është takuar vetëm një herë me Mateon dhe se mes tyre nuk ka pasur diçka më shumë sesa kaq.
Versionet e ndryshme të dy protagonistëve vazhdojnë të nxisin diskutime dhe reagime, ndërsa publiku mbetet në pritje të së vërtetës së plotë.






