Nominimi i Mateos nga Brikena gjatë Prime-it të mbrëmshëm në “Big Brother VIP Albania” ka sjellë reagime të forta brenda shtëpisë.
Menjëherë pas nominimit, Mateo u shfaq dukshëm i zhgënjyer dhe emocional në dhomën e rrëfimit, ku pranoi se nuk e kishte pritur këtë vendim. Ai u shpreh se situata e kishte lënduar dhe se nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të nominohej pikërisht nga Brikena.
Pas reagimit të tij, gjatë pasdites së sotme, për herë të parë foli edhe vetë Brikena në dhomën e rrëfimit. Ajo theksoi se vendimi i saj nuk kishte lidhje me hakmarrjen, por ishte një reagim emocional i momentit.
“Hakmarrje, asnjëherë. Më ka bërë të ndihem keq dhe në atë moment më erdhi emri i tij, kaq,” u shpreh Brikena.
Ajo iu referua gjithashtu një situate të mëparshme që lidhej me Mateon dhe Kristin, ku sipas saj, Mateo kishte deklaruar se kishte shkëmbyer një puthje me Brikenën. Kjo e fundit e mohoi kategorikisht këtë pretendim, duke theksuar se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, çka sipas saj ndikoi në vendimin për nominim.






