Site logo

Ntreg

MC Kresha bëhet temë në emision – Rozana Radi ka nje koment pas shumë viteve lidhje

Emisioni “Goca dhe Gra” është rikthyer me sezonin e ri, ku këtë vit panelin e përbëjnë Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Ema Andrea.

Në puntatën e parë, një nga temat që mori vëmendje ishte performanca live e MC Kreshës, e cila është bërë virale në rrjetet sociale.

E pyetur për reperin kosovar, Rozana Radi fillimisht tentoi të shmangte përgjigjen, por më pas u shpreh me vlerësim për të, duke thënë se është një “super artist”.

Ajo pranoi gjithashtu se me Kreshën ka pasur një romancë shumë vite më parë.

“Edhe unë jam me mendimin e Orit, që Kresha është një super artist”, u shpreh Radi.

Të fundit