“Më është shpifur televizioni” – Roza Lati sqaron thumbin e bujshëm

Roza Lati ishte e ftuara e radhës në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku foli hapur për sfidat personale, përballjet në karrierë dhe për reflektimet e fundit mbi botën e televizionit.

Një prej çështjeve që u trajtua në intervistë ishte një deklaratë e bujshme e Rozës në rrjetet sociale, ku kishte shkruar: “Më është shpifur televizioni.” Shumë portale e interpretuan këtë si një thumb ndaj Heidi Bacit, ish-banores së “Big Brother VIP 3”, me të cilën Roza ka ndarë të njëjtën shtëpi televizive.

Por moderatorja i mohoi këto aludime, duke theksuar se deklarata nuk ishte personale:

“S’ka asgjë personale me vajzën. Ka edhe televizione të tjera që marrin prezantuese që s’dinë të flasin…”

Roza shtoi se publiku sot është më i ndërgjegjshëm dhe më i mprehtë në perceptimin e cilësisë në ekran:

“Syri i publikut është shumë i shkathët. Ashtu siç jemi rrahur ne duke bërë televizion, edhe publiku është rrahur duke parë. Rrjetet sociale ia kanë hapur sytë. Publiku e ka parë si kanë degraduar televizionet shqiptare. E kisha në mënyrë gjenerale. Siç më është shpifur mua…”

Deklarata e saj ka rikthyer në vëmendje diskutimin mbi standardet në ekran dhe mungesën e profesionalizmit në disa formate aktuale.

Të fundit