“Më kanë rrahur dhe i kam rrahur” – Lim Hoti me deklaratë të fortë

“Më kanë rrahur dhe i kam rrahur” – Lim Hoti me deklaratë të fortë

Lim Hoti ka ndarë detaje nga jeta e tij personale gjatë një bisede të zhvilluar mëngjesin e sotëm me Benitën, ku nuk munguan deklaratat e forta.

Gjatë bisedës, Limi foli hapur për përfshirjen e tij në përleshje jashtë shtëpisë, duke pranuar se është përballur me situata të dhunshme, si duke u rrahur, ashtu edhe duke u kundërpërgjigjur.

“A të kanë rrahur, apo i ke rrahur gjithmonë?”, e pyeti Benita.

“Më kanë rrahur dhe i kam rrahur. Mendon se i tutem dikujt? Kurrë në botë”, u shpreh Limi, duke lënë të kuptohet se nuk tërhiqet nga konfliktet.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku Limi shihet duke u sulmuar nga disa persona në mes të rrugës. Sipas aludimeve që po përhapen online, pas këtij incidenti dyshohet se qëndron Finemi, i cili pretendohet se i ka shkaktuar Lim Hotit dëmtime serioze, përfshirë thyerjen e njërës këmbë.

Ngjarja mbetet e paqartë, ndërsa deklaratat e fundit të Limit kanë shtuar edhe më shumë pikëpyetje rreth sherrit të bujshëm.

Të fundit