Bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një dedikim prekës për motrën e tij, Jehonën, gjatë një ceremonie të rëndësishme për të. Ajo u shpreh se Jehona ka qenë gjithmonë një mbështetje e pakushtëzuar, jo vetëm si motra e Shpatit, por edhe si një motër e vërtetë për të.
“Edhe pse je motra e madhe e Shpatit, për mua gjithmonë ke qenë si një motër e vërtetë… më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap”, ka shkruar Selvija.
Në vijim të dedikimit, ajo i uroi sukses Jehonës me rastin e përfundimit të magjistraturës, duke shtuar se edhe Shpati do të ishte krenar për forcën dhe qëndrueshmërinë e saj.
Shpat Kasapi ndërroi jetë në fund të muajit nëntor pas një sulmi në zemër, teksa ndodhej me familjen në Itali. Ai ishte vetëm 40 vjeç.






