Disa nga ish-banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” po kalojnë pushimet së bashku, teksa marrin pjesë në xhirimet e sezonit të ri të emisionit “Pushime on Top” në Top Channel. Mes tyre janë edhe Rizarta, Krisa dhe Shkëlzeni.
Së fundmi, gjatë një lidhjeje live në emisionin “Pardon my French” me moderatoren Jonida Alickolli, u ngritën aludimet për një lidhje mes Rizartës dhe Shkëlzenit. Jonida pyeti Shkëlzenin se cilën nga vajzat e resortit preferonte, dhe ai u përgjigj:
“Lajmet kanë dalë po janë false. Ka qenë ish-e preferuar, ne e kemi lënë Big-un atje. Tani e preferuar e gjithë resortit është Lei.”
Rizarta menjëherë ndërhyri duke theksuar:
“Jemi vetëm miq.”
Nga ana tjetër, Shkëlzeni zbuloi se aktualisht është në një lidhje serioze, por vajza në fjalë nuk ndodhet në resort. Ai shtoi:
“Kështu që nuk ka asgjë mes meje dhe Rizartës, përveçse një miqësie të pastër.”
Rizarta shtoi gjithashtu se shpesh është përfolur për lidhje vetëm për shkak të fotove me djem, duke thënë:
“Mua më kanë lidhur me 1 mijë veta, mjafton të shikojnë një foto timen me një djalë dhe direkt më lidhin.”
Ish-banorja tregoi edhe për një buqetë me lule që mori gjatë qëndrimit në resort, e cila u mendua se ishte nga Shkëlzeni, por në fakt ishte anonime.






