Aktori, producenti dhe sipërmarrësi i njohur Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zhvilluar një bisedë plot humor dhe sinqeritet rreth jetës, karrierës dhe historisë së tij të dashurisë me Ami Mamaqin.
Në një moment nga intervista, Ronaldo e ngacmoi me batutë për pamjen e tij në fillimet e karrierës:
“Është ajo shprehja që përdoret nëpër meme: ‘Ti nuk je i shëmtuar, je thjesht i varfër’. Po të them sinqerisht, kur pashë daljet e tua të para në ‘Portokalli’, nuk shiheshe me sy!” – tha Sharkës me të qeshur.
Ermali, i njohur për vetironinë e tij, iu përgjigj me humor:
“E di (qesh). Unë vetë nuk e kuptoj Amin, se si u dashurua me mua!”
Pas kësaj, Ronaldo shtoi:
“Ndoshta ta ka ndierë energjinë që asaj kohe… por tani, të them të drejtën, dukesh tjetër njeri. Paraja të bën të bukur!”
Përgjigjja e Ermalit nuk vonoi dhe menjëherë u kthye në fjalia më e komentuar e ditës në rrjete sociale:
“Po, të bën! Dhe siç e themi shpesh, është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro nga sedilia e një Ferrari, sesa me biletën e autobusit!”
Momenti është bërë viral në rrjete, duke rikthyer edhe një herë karakterin plot humor e realizëm të Ermal Mamaqit, i cili di gjithmonë si ta mbajë publikun të qeshur.






