Site logo

Ntreg

Më në fund, Dalina Buzi reagon për “Big Brother VIP Kosova” — çfarë po ndodh pas kuintave?

Më në fund, Dalina Buzi reagon për “Big Brother VIP Kosova” — çfarë po ndodh pas kuintave?

Pas javësh të tëra lajmesh e aludimesh në portale, Dalina Buzi ka vendosur të flasë vetë për herë të parë në lidhje me përfshirjen e saj në “Big Brother VIP Kosova”.

Në një reagim publik, producentja dhe gazetarja e njohur ka sqaruar se nuk do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve këtë sezon, duke hedhur poshtë çdo thashethem që qarkulloi në rrjet.

Megjithatë, Dalina zbuloi një detaj interesant që ka ngritur pritshmëritë e publikut: produksioni po investon fuqishëm në cilësinë dhe standardet e këtij sezoni, nga teknologjia, te përmbajtja dhe eksperienca televizive.

Ajo u shpreh se “Big Brother VIP Kosova” këtë vit do të vijë me një kast shumë të fortë dhe me një qasje më profesionale në çdo aspekt.

Në fund të reagimit, Dalina i ka uruar suksese Olsës dhe Alaudinit, duke e cilësuar projektin si “të madh dhe sfidues”, ndërkohë që burime pranë produksionit bëjnë me dije se sezoni i ri pritet të nisë shumë shpejt.

Të fundit