Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, një nga çiftet më të komentuar dhe më të dashur për publikun shqiptar, kanë bërë të ditur se projekti i tyre i ri kinematografik është drejt përfundimit. Pas muajsh pritjeje dhe shumë zërave në rrjet, dyshja konfirmuan se filmi i tyre do të ketë premierën në shkurt të vitit 2026.
Njoftimi u publikua në rrjetet sociale, ku çifti ndau një postim të shkurtër, por shumë domethënës: “Shkurt 2026 në kinema.” Ky lajm u prit me entuziazëm, duke marrë reagime të shumta nga fansat e tyre si edhe nga dashamirësit e filmit shqiptar, të cilët mezi presin të zbulojnë historinë që Luiz dhe Kiara do të sjellin në ekran.
Projekti, për të cilin çifti ka punuar prej kohësh në mënyrë diskrete, mendohet të jetë një ndër më personalët e tyre. Edhe pse detajet rreth skenarit, zhanrit apo kastës së plotë të aktorëve nuk janë bërë ende publike, burime pranë ekipit tregojnë se filmi do të përfshijë drama, romancë dhe momente të frymëzuara nga përvojat e tyre të përbashkëta.






