Më në fund shfaqet Flori Mumajesi – Larg skenës, pranë Klajdit dhe vajzës së tij!

Flor Mumajesi është bërë pjesë e një momenti të veçantë për mikun e tij të ngushtë, Klajdi Harunin, në festën e ditëlindjes së këtij të fundit.

Në një video të publikuar nga festa, dy këngëtarët shfaqen të qeshur dhe të relaksuar, duke shijuar atmosferën mes miqsh. Pranë tyre ndodhet edhe vajza e vogël e Klajdit, e cila shihet e ulur në prehrin e të atit, teksa përfshihet në një bisedë të ngrohtë me të dhe Florin.

Ky moment i ëmbël shton ndjeshmërinë e festës dhe tregon jo vetëm lidhjen e ngushtë mes artistëve, por edhe anën e tyre njerëzore, larg skenës, dritave dhe vëmendjes së medias.

Të fundit