E ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, Xheneta Fetahu nuk nguroi të flasë pa doreza për marrëdhëniet e përfolura që ka pasur pas përfundimit të Big Brother VIP. Mes emrave të përmendur gjatë intervistës, në ekran iu shfaq edhe fotografia e Drilon Ramës – një moment që solli reagimin më të fortë të mbrëmjes.
Pa hezituar, Xheneta shqeu fotografinë e tij dhe e hodhi në tokë, duke e shoqëruar me një koment që bëri menjëherë bujë: “Ky djali që vdes pas meje”. Më pas, ajo vijoi të flasë për raportin e tyre, duke lënë të kuptohet se gjithçka midis tyre ka përfunduar dhe nuk ka më asnjë interes nga ana e saj.
Deklarata e saj u prit me reagime të shumta në rrjet, duke ndezur edhe më tej kuriozitetin për prapaskenat e kësaj marrëdhënieje të lënë në heshtje deri tani. Me këtë dalje, Xheneta duket se ka zgjedhur të mbyllë kapitujt e vjetër, por në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme.






