Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Gerta Gixhari, ka dhënë një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku ka folur për raportin e saj me fituesin e këtij edicioni, Gjestin.
Ajo shprehu vlerësim për stilin artistik të Gjestit dhe tregoi se e ka uruar për projektin e tij të fundit muzikor, këngën “Veshu, ndreq”.
“I kam çuar mesazh dhe e kam uruar për këngën e re. Më ka pëlqyer shumë ‘Veshu, ndreq’, është një këngë shumë e bukur. E kam shprehur edhe më herët vlerësimin për artin e Gjestit, madje edhe brenda shtëpisë. Dy këngët e tij që janë kthyer në hite më pëlqejnë vërtet shumë, më bëjnë të ndihem mirë kur i dëgjoj”, tha Gixhari.
Ajo shtoi gjithashtu se marrëdhënia që ka pasur me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpi ishte e këndshme dhe pozitive.






