“Më plasi…” – Ja çfarë i ka thënë bashkëshortja Mirit para se të hynte në BBVA5

“Më plasi...” – Ja çfarë i ka thënë bashkëshortja Mirit para se të hynte në BBVA5

Miri ka vendosur të thyejë heshtjen për raportin me bashkëshorten e tij, pas zhurmës së madhe që është krijuar rreth sjelljes së tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Afrimiteti i vazhdueshëm me Selin ka ngjallur dyshime te banorët dhe publiku, të cilët kanë spekuluar se mes tyre mund të ketë më shumë sesa miqësi. Megjithatë, të dy kanë insistuar se lidhja e tyre është thjesht shoqërore.

Gjatë një bisede të hapur me Artanin, Miri ka ndarë për herë të parë detaje nga jeta e tij personale, duke zbuluar se bashkëshortja e tij është gjermane dhe se përpara hyrjes në reality show kanë pasur një diskutim shumë të sinqertë.

Ai tregoi se para se të merrte vendimin për të hyrë në “Big Brother VIP 5”, i ka shpjeguar bashkëshortes së tij të gjitha situatat që mund të ndodhin brenda shtëpisë dhe i ka kërkuar miratimin e saj. Reagimi i saj, sipas Mirit, ishte i papritur dhe shumë i drejtpërdrejtë.

“Unë do të hy atje, por ta kesh parasysh çfarë mund të ndodhë”, i ka thënë ai, ndërsa përgjigjja e bashkëshortes ka qenë e shkurtër: “Më plasi”.

Deklarata e Mirit ka shtuar edhe më shumë diskutimet rreth lojës së tij dhe marrëdhënieve që po ndërton brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Të fundit