Site logo

Ntreg

Me Shkëlzenin e kam shijuar jetën – Armina: “Tani mendoj për fëmijë, por jo menjëherë!”

Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, e martuar me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka ndarë së fundmi një vendim personal dhe me peshë në jetën e saj: nisjen e procesit të ngrirjes së vezëve.

E ftuar në një intervistë në “Zë me Mira Kazhanin”, Mevlani bëri të ditur se ka filluar procedurat paraprake për këtë proces, të cilin e konsideron një zgjedhje të vetëdijshme dhe të menduar mirë, që i garanton lirinë për të planifikuar në mënyrë të përgjegjshme të ardhmen e saj si nënë.

“Kam marrë vendimin që do të bëj ngrirjen e vezëve. Jam pro kësaj sepse kam vendosur vetë të pres deri në një periudhë të caktuar. E kam shijuar jetën, jetën në çift, dhe mendoj se fëmija është një përgjegjësi shumë e madhe,” u shpreh ajo gjatë intervistës.

Ajo nënvizoi se të qenit prind kërkon përkushtim të plotë dhe nuk duhet të delegohet tek persona të tjerë:
“Nuk kam qenë asnjëherë pro idesë për të pasur një fëmijë dhe për ta lënë në kujdesin e dado-s apo të prindërve. Unë i bëj gjërat me dedikim total.”

Sipas saj, ngrirja e vezëve përfaqëson një mundësi të rëndësishme për gratë që duan të kenë kontroll mbi kohën dhe mënyrën kur të bëhen nëna:
“E shoh si një proces krejtësisht normal, që të jep lirinë që në të ardhmen, kur të ndihesh gati, të bëhesh nënë – qofsh në moshën 38, 40 apo edhe 45 vjeç.”

Deklarata e saj ka hapur një diskutim të gjerë në opinionin publik, duke sjellë në vëmendje temën e planifikimit të ndërgjegjshëm të mëmësisë dhe zgjedhjeve individuale të grave për jetën e tyre.

Me Shkëlzenin e kam shijuar jetën – Armina: “Tani mendoj për fëmijë, por jo menjëherë!”
Me Shkëlzenin e kam shijuar jetën – Armina: “Tani mendoj për fëmijë, por jo menjëherë!”

Të fundit