Big Brother VIP Kosova do të rikthehet me një sezon të katërt, një lajm që është konfirmuar zyrtarisht nga drejtuesit e formatit, Alaudin Hamiti dhe Olsa Muhameti, gjatë një konference ndërkombëtare të zhvilluar në Gjermani.
Gjatë deklaratës së tij, Alaudin Hamiti njoftoi se BBVK4 është tashmë në fazën e përgatitjeve dhe do të sjellë “shumë inovacione dhe vetëm risi”, pa dhënë ende datën e nisjes apo detaje të tjera rreth formatit.
Nga ana e saj, producentja Olsa Muhameti shprehu krenarinë për përfaqësimin e Kosovës në këtë konferencë ndërkombëtare.
“Kosova, një shtet i vogël, është përmendur me dinjitet përmes një formati kaq të suksesshëm si Big Brother VIP Kosova. Është emocionuese që përmes këtij programi kemi qenë pjesë e një tavoline të rëndësishme me shtete të mëdha,” tha Muhameti.
Ajo gjithashtu përmendi përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në sezonin e fundit, siç ishte historia e Vullnetit dhe Burimit, duke theksuar qasjen moderne dhe inovative të produksionit.






