Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini, riktheu vëmendjen e publikut me një rrëfim të hapur në rrjetet sociale, ku ndau “të vërtetat që njerëzit duhet t’i dinë”. Ajo tregoi se disa vite më parë kishte bashkëpunuar me një kompani reklamuese që nuk respektoi marrëveshjen e pagesës dhe përdori imazhet e saj për një vit të tërë pa autorizim, gjë që e detyroi të ndërmerrte veprime ligjore përmes avokatëve për të ndaluar përdorimin e fotografive.
Sipas modeles, kompania ndërmori veprime hakmarrëse duke bllokuar artikuj dhe publikime në media, një situatë që ajo e përshkroi si “një luftë e padrejtë, por e nevojshme për të mbrojtur dinjitetin tim si artiste dhe si grua”.
Gjatë rrëfimit, Angela ndau edhe detaje personale nga e kaluara, duke pranuar se kishte pasur një lidhje të shkurtër, vetëm dy javë, me Fatmir Hysenbelliun. Marrëdhënia përfundoi shpejt pasi tiparet e tij nuk përputheshin me standardet e saj, ndërsa më vonë ajo zbuloi se Hysenbelliu kishte qenë në një lidhje tjetër gjatë asaj periudhe, gjë që e zhgënjeu më shumë.
“Një pjesë e sjelljes së tij sot lidhet me frustrimin e mbetur. Ai dështoi si futbollist dhe në marrëdhënien me mua, gjë që i goditi ego-n. Madje edhe vite më vonë tentoi të më kontaktonte, madje edhe kur isha e martuar, por unë nuk i dhashë kurrë përgjigje,” përfundoi Angela.
Deklaratat e saj kanë rikthyer sërish debatet mbi të kaluarën e çiftit dhe kanë nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë histori në një nga më të komentuarat e javës.






