Finalistja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka “trazuar” rrjetet sociale me një postim që flet më shumë se çdo deklaratë.
Në një video të publikuar në Snapchat, ajo shfaqet me një unazë të dukshme në dorë – që duket të jetë pikërisht një unazë fejesë. E gjithë kjo shoqërohet me kolonën zanore të këngës “All of Me” nga John Legend – një himn i vërtetë i dashurisë që përdoret shpesh në raste propozimi.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar ndjekësve, të cilët janë të bindur se Xheneta është fejuar, edhe pse vetë ajo nuk ka bërë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë.
Ditë më parë, Xheneta kishte paralajmëruar një “surprizë”, e cila tani duket se ka qenë pikërisht ky lajm i bukur në jetën e saj personale.
Zhvillimi vjen pas zërave që e lidhin atë me boksierin e njohur Ardian Krasniqi, një marrëdhënie që nisi të komentohet që fundjavën e kaluar, pas disa reagimeve të afërta në rrjete sociale – me emoji zemrash dhe komente flirtuese që nuk lanë vend për dyshime.
Ndërkohë, fansat dhe ndjekësit po presin me padurim që vetë Xheneta ta konfirmojë zyrtarisht kapitullin e ri të dashurisë në jetën e saj.







