Site logo

Ntreg

Melinda ‘zbulon’ barkun e rrumbullakosur në avion – rrjeti në alarm për një shtatzëni të mundshme?!

Melinda ‘zbulon’ barkun e rrumbullakosur në avion – rrjeti në alarm për një shtatzëni të mundshme?!

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, prej disa javësh është në qendër të vëmendjes mediatike, pasi i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me menaxherin e saj, Granit Muhaxherin.
Martesa e tyre private u përfol gjerësisht në rrjete sociale, por së fundmi fansat kanë vënë re një detaj tjetër që ka ngritur shumë pikëpyetje.

Në një video të publikuar në Instastory, Melinda shihet në bord të një avioni, e veshur me stilin e saj karakteristik. Por këtë herë, ajo që mori gjithë vëmendjen ishte barku i saj i lehtë i rrumbullakosur.
Teksa reperja mbante dorën pranë unazës së martesës me diamante, ndjekësit vunë re se ajo sikur përpiqej të fshihte barkun, duke shtuar dyshimet se mund të jetë në pritje të ëmbël.

Derisa as Melinda dhe as Graniti nuk kanë reaguar publikisht, komentet në rrjete sociale janë të shumta — shumë prej fansave janë të bindur se çifti shumë shpejt mund të mirëpresë fëmijën e tyre të parë.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një shtatzëni të vërtetë apo thjesht për një iluzion optik nga veshja, por një gjë është e sigurt:

Melinda Ademi po e jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj — mes dashurisë dhe suksesit në karrierë.

Melinda ‘zbulon’ barkun e rrumbullakosur në avion – rrjeti në alarm për një shtatzëni të mundshme?!

Të fundit