Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, mëngjesi ka nisur me një moment të ëmbël që ka bërë bujë në rrjetet sociale. Teksa Dolce po merrej me higjienën personale në banjë, duke pastruar dhëmbët, Edi u afrua qetësisht pas saj dhe e puthi butë në qafë. Ky gjest i papritur, plot ngrohtësi dhe afërsi, ka treguar edhe një herë lidhjen e veçantë që dyshja ruajnë mes tyre.
Momenti vjen menjëherë pasi Dolce është rikthyer në shtëpi, pas disa ditësh mungesë për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Grande Fratello”. Ndjekësit kanë vërejtur se dinamika mes tyre nuk ka ndryshuar aspak; përkundrazi, më duket se është forcuar edhe më shumë.
Ndërkohë, tensionet në shtëpi mbeten të larta. Të nominuar për këtë javë janë Alba, Ibro, Shkurta, Labinoti dhe Sasa, dhe tashmë gjithçka i mbetet publikut, i cili do të vendosë se kush do të lërë shtëpinë gjatë spektaklit të radhës.






