Site logo

Ntreg

Meri Shehu s’përmbahet: Unë s’jam Noizy, jam për Ministre Arsimi

Meri Shehu s’përmbahet: Unë s’jam Noizy, jam për Ministre Arsimi

Astrologia e njohur Meri Shehu ka qenë e ftuar sot në emisionin “Wake Up”, ku përveç analizës së saj për datën 12 shtator, ditë kur do të konstituohet Kuvendi i Ri, bëri edhe një deklaratë që ngriti jo pak buzëqeshje në studio.

Duke komentuar deklaratën e reperit Noizy, i cili pati thënë se do ta pranonte një post qeveritar nëse do t’ia propozonin, Meri u shpreh se për të qenë Ministër i Arsimit nuk mjafton fama, por kërkohet arsim dhe kulturë e thellë.

“Që të bëhet dikush Ministër i Arsimit duhet të ketë një shkollë shumë të integruar, një arsim të madh, një kulturë të specifikuar…”, – tha Shehu.

E pyetur nga moderatorët nëse do ta pranonte vetë një post ministror, astrologia reagoi me humor:

“Unë nuk jam Noizy. Ka njerëz që nuk pranojnë, sepse dinë kufijtë dhe limitet e tyre. Unë për mësuesi kam mbaruar dhe më takon të bëhem edhe ministre. Ministre Arsimi dhe ça të duash ti.”

Në këtë moment, moderatorët e emisionit ndërhynë me batuta, duke thënë se duhet të bëjë kujdes edhe vetë Ogerta Manastirliu:

“Kujdes, hap krahun, se erdhi Meri!” – u shpreh Blendi Salaj, ndërsa Enxhi Nasufi shtoi: “Është edhe astrologe, i di edhe ditët.”

Meri, nga ana e saj, e mbylli me një tjetër detaj personal:

“Unë kam mbaruar me të gjitha 10 zemër, kam qenë nxënëse me të gjitha 10.”

Të fundit