Site logo

Ntreg

Meriton Mjekiqi del para gjykatës – ja çfarë vendimi u mor sot!

Meriton Mjekiqi, moderatori i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, ka marrë sot një lajm të shumëpritur. Pas disa javësh nën masën e arrestit, gjykata ka vendosur ta lirojë, duke i dhënë fund një periudhe të vështirë që e kishte vënë në epiqendër të mediave dhe rrjeteve sociale.

Emri i Mjekiqit u përfol gjerësisht muajin e kaluar, pas një përleshjeje fizike ku një person kishte mbetur me lëndime serioze. Arrestimi i tij bëri bujë të madhe dhe u shoqërua me reagime të shumta nga publiku dhe figura të njohura.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, Meritoni ka reaguar përmes një InstaStory, ku ka ndarë emocionet e tij me publikun, miqtë dhe familjarët.

“Me respekt, dua të njoftoj se jam liruar nga masa e arrestit në të cilën isha mbajtur. Falënderoj avokatët për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit të gjithëve për durimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj”, ka shkruar ai.

Ky vendim ka rikthyer buzëqeshjen tek fansat e tij, ndërsa shumë sy tani janë drejtuar tek hapat e ardhshëm që ai do të ndërmarrë.

Të fundit