Meriton Mjekiqi nuk ndalet me lidhjet e njohura në jetën private. Gjatë vitit të fundit, përveç ndryshimeve në karrierë, moderatorit i janë ndërruar edhe historitë e dashurisë. Pas një lidhjeje që dukej serioze me Ilnisën, ai u përfshi shpejt në një romancë të re me një modele.
Në një intervistë, kur u pyet për këtë lidhje të re me modelen Iren, Meriton u përgjigj: “Çfarë të them, dua të ruaj diçka për vete, gjykojeni vetë se cila është e vërteta. Kujtimet janë të rëndësishme.” Megjithatë, vetëm pak javë pas konfirmimit të lidhjes me Iren, gjithçka duket se ka marrë fund.
Pak muaj më parë u përfol për një tjetër histori dashurie që ai nisi në Tiranë. Sot, arsyeja e ardhjeve të tij në kryeqytet duket se nuk është më Ilnisa, por partnerja e re, një personazh i njohur në rrjetet sociale dhe në televizion. Ata preferojnë të mbajnë marrëdhënien larg vëmendjes së publikut.
Që nga ndarja me Ilnisën, Meriton nuk ka gjetur qetësi në jetën sentimentale. Në një intervistë të fundit, ai konfirmoi që aludimet janë të sakta, por arsyet e ndarjes i mbajti private.
“Unë kam dhënë gjithçka në këtë marrëdhënie dhe nuk do të doja të ndryshoja asgjë. Ka qenë një histori e bukur dhe reale. Si e kanë pritur njerëzit është çështje tjetër, por për mua gjithçka ka qenë e vërtetë. I uroj më të mirat Ilnisës,” tha Meriton për ‘Prive’.






