Prej disa ditësh, mediat dhe rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme se martesa mes Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës ka marrë fund. Mungesa e postimeve të përbashkëta dhe paraqitjet e rralla në publik ndezën dyshime për një krizë në çift.
Por fotot e fundit tregojnë të kundërtën. Geti dhe Marina janë parë së bashku në kryeqytet, duke ecur dorë për dore, të buzëqeshur e të qetë. Pamjet flasin vetë: mes tyre nuk ka asnjë krizë, përkundrazi – marrëdhënia e tyre duket më e fortë se kurrë.
Dyshja shfaqet natyrshëm, duke treguar se dashuria nuk ka nevojë të ekspozohet çdo ditë në rrjete sociale për të qenë e vërtetë. Ata zgjedhin privatësinë dhe e jetojnë lidhjen e tyre aty ku ka më shumë rëndësi: në përditshmëri, mes Tiranës dhe Prishtinës, ku shpesh janë fotografuar bashkë.
Kjo nuk është hera e parë që përflitet për një ndarje të mundshme, por edhe një herë tjetër, duket se zërat nuk janë gjë tjetër veçse thashetheme. Realiteti është i qartë: Geti dhe Marina vazhdojnë të ecin përpara si çift i dashuruar dhe i konsoliduar.
Fotot e siguruar nga Prive







