Këngëtari i njohur Mevlan Shaba vazhdon të jetë një ndër personazhet më të përfolur në mediat rozë, kryesisht për jetën e tij sentimentale.
Prej kohësh është aluduar për një ribashkim të mundshëm mes tij dhe Livias, megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka reaguar drejtpërdrejt për të konfirmuar apo mohuar këto thashetheme, raporton “Kosovarja”.
Së fundmi, Mevlani ka publikuar një thënie në rrjete sociale që ka ngjallur reagime dhe dyshime tek ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një mesazh indirekt – ndoshta edhe një “thumb” për Livian.
Në postimin e tij shkruhej: “Disa njerëz përfitojnë nga servilizmi dhe dyfytyrësia duke u lëpirë”. A është kjo një shenjë për ndonjë përplasje të heshtur mes tyre apo thjesht një shprehje pa adresë? Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.







