Mevlan Shaba ka konfirmuar për herë të parë se është bërë baba. Në një sesion pyetje-përgjigje në Instagram, ai ndau lajmin e bukur me ndjekësit, duke treguar se ai dhe partnerja e tij e kanë mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur “Mei”.
Lajmi ka ngjallur interes të madh në rrjet, jo vetëm për shkak të ngjarjes së gëzueshme, por edhe për reagimet që e shoqëruan. Shumë ndjekës përmendën ish-partneren e tij, Livian, e cila pak ditë më parë ishte shprehur e lodhur nga komentet që e lidhin ende me Mevlanin.
Me një ton të matur dhe të respektueshëm, Mevlani reagoi:
“Sido që të shkojë një histori, nuk shahet partneri apo partnerja. Gjërat personale mbahen për vete. Nëse fillon e shan dikë që ke ndarë bukën dhe krevatin, do të thotë që kurrë s’ke pas respekt për atë njeri.”
Ndërkohë, ai reagoi edhe ndaj komenteve ironike e ofenduese nga disa ndjekës, por pa u përfshirë në gjuhë fyese. Me ironi të hollë, ai shkroi:
“Kur je një grua me shumë g* meriton dhe burrin me shumë rr. Bukuria nuk është gjithçka. Gjithsesi… kaq din, kaq thua.”
Përveç Livias, një tjetër emër që u përmend ishte Ornela, një ish e dashur e tij. Sipas “Kosovares”, Ornela ka mbyllur të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale menjëherë pas publikimit të lajmit për vajzën. Shkaku i këtij vendimi nuk është bërë i ditur, por veprimi ka ngritur pikëpyetje dhe ka shtuar edhe më shumë kuriozitet rreth marrëdhënieve të kaluara të Mevlanit.
Mevlani tani është në një kapitull të ri të jetës së tij – atë të atësisë – dhe duket se prioritetet e tij kanë ndryshuar. Vajza e tij “Mei” është simboli i këtij fillimi të ri, larg zhurmës së së kaluarës.






