Site logo

Ntreg

Mimoza Ahmeti refuzon t’i japë autograf Egla Cenos – aktorja shpërthen me një letër publike thumbuese

Një moment i sikletshëm ndodhi gjatë transmetimit të fundit të emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku aktorja Egla Ceno i kërkoi poetes së njohur Mimoza Ahmeti një autograf në një nga librat që ajo kishte sjellë me vete në studio.

Megjithatë, poetja refuzoi, duke theksuar se librat ishin sjellë për qëllime pune dhe jo për t’u shpërndarë apo dhuruar. Debati mes tyre u zhvillua drejtpërdrejt në transmetim:

  • Egla: A mund të më vendosësh një autograf?
  • Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?
  • Egla: Kam përshtypjen po.
  • Mimoza: Këto i kam për punë.
  • Egla: A mund t’i blejmë këto?
  • Mimoza: Jo, e kam për punë.
  • Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni?
  • Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.

Pas emisionit, Egla Ceno reagoi me një postim në rrjete sociale, ku shprehu zhgënjimin e saj për këtë situatë, duke e cilësuar sjelljen e poetes si “një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me poezi dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot”.

Ajo shtoi se kërkesa për një dedikim ishte një gjest njerëzor, i thjeshtë, që nuk kishte për qëllim të vendoste poeten në pozitë të pakëndshme. Postimi, i formuluar si një letër publike, mbyllet me fjalët:

“Ti nuk më le dot si ‘pemë’, më le si dikë që po i kërkonte dedikim dikujt që ka stil përbuzjen si art. Dhe ky është zhanër më vete.”

Me këtë reagim, Ceno ka hapur një debat më të gjerë mbi raportin mes krijuesit dhe lexuesit, si dhe kufirin midis artit dhe sjelljes njerëzore.

Mimoza Ahmeti refuzon t’i japë autograf Egla Cenos – aktorja shpërthen me një letër publike thumbuese

Të fundit