Miqësi me Selin jashtë “BBV”? Miri: Jam i hapur, mezi pres të dalim në jetën reale që…

Miri ka folur hapur për raportin me Selin pas përfundimit të “Big Brother VIP”, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të vazhdojë një miqësi edhe jashtë shtëpisë. Gjatë intervistës në “Big Brother Radio”, ai u shpreh se gjithçka mes tyre ka nisur si miqësi dhe se dëshiron ta njohë më shumë larg kamerave.

Sipas Mirit, jashtë formatit do të kenë mundësi të komunikojnë ndryshe dhe të kuptojnë më mirë raportin e tyre:
“Me Selin është nisur me miqësi, unë jam i hapur, jam njerëzor, jam i vërtetë në emocionet e mia. Mezi pres të dalim në jetën reale, atje do kemi forma të tjera komunikimesh, bisedimesh miqësish”, tha ai.

Finalisti foli edhe për emocionet që ka përjetuar këto ditë, duke treguar se është ndjerë keq për largimin e Lorenit dhe për situatat e vështira që ka kaluar Selin gjatë rrugëtimit në shtëpi. Ai tha se është mërzitur për të dyja, duke i konsideruar njerëz të rëndësishëm në eksperiencën e tij brenda BBV.

Të fundit