Site logo

Ntreg

Mira Murati martohet në Toskanë me kostumin tradicional të Vlorës.

Më pak se një vit pasi nëna e saj iu drejtua vetë ChatGPT-it me pyetjen kur do të martohej e bija, duket se fati dhe teknologjia bashkëpunuan për t’i dhënë një përgjigje të gëzueshme: Mira Murati i ka dhënë fund beqarisë.

Ceremonia është zhvilluar nën një protokoll sigurie të lartë, duke mbajtur jashtë vëmendjes publike çdo detaj të organizimit. Të gjithë të ftuarit janë pajisur me kontrata të rrepta konfidencialiteti, të cilat ndalojnë publikimin e fotove apo videove nga dasma në rrjetet sociale apo media.

Megjithatë, disa detaje kanë rrjedhur. Dasma është përshkuar nga elemente autentike të traditës shqiptare, duke e kthyer ceremoninë në një homazh për kulturën dhe trashëgiminë tonë kombëtare.

Mira Murati ka zgjedhur të veshë një kostum tradicional të nuseve të jugut, me jelekun karakteristik të zonës së Vlorës, duke nderuar në këtë mënyrë origjinën e saj. Këngët dhe vallet popullore shqiptare janë pjesë e pandashme e festës, që ka marrë ngjyrat e një gëzimi të rrallë e me identitet të fortë kulturor.

zonës së Vlorës, duke nderuar në këtë mënyrë origjinën e saj. Këngët dhe vallet popullore shqiptare janë pjesë e pandashme e festës, që ka marrë ngjyrat e një gëzimi të rrallë e me identitet të fortë kulturor.

Të fundit