Site logo

Ntreg

“Mirëseerdhe në shtëpi” – Dua Lipa pritet me nderime në Kosovë nga residentja Osmani!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë së fundmi një video të veçantë nga takimi zyrtar me këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, i zhvilluar të enjten në ambientet e Presidencës.

Në një ceremoni solemne dhe të mbushur me emocione, Dua Lipa u nderua me shtetësinë e Kosovës, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare përmes muzikës, kulturës dhe përfaqësimit dinjitoz.

Pamjet e publikuara tregojnë momente të veçanta nga pritja, përfshirë edhe një interpretim prekës nga kori i vajzave, të cilat e mirëpritën këngëtaren me këngën e saj të njohur “Levitating”, teksa ajo hynte në Presidencë. Emocionet ishin të dukshme në fytyrën e Lipës, e cila e përshkroi këtë si një nga momentet më të veçanta në jetën e saj.

Presidentja Osmani e vlerësoi Dua Lipën si një simbol të suksesit, identitetit dhe krenarisë së rinisë kosovare, duke shkruar:

“Me zërin, talentin dhe përkushtimin e saj, ajo i ka dhënë jehonë Kosovës në gjithë botën. Kjo shtetësi është vetëm një gjest i vogël krahasuar me atë që ajo ka bërë për ne.”

Kjo vizitë ndodhi vetëm një ditë para performancës së shumëpritur të Dua Lipës në edicionin e sivjetmë të festivalit ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, ku ajo rikthehet për të tretën herë në skenën e këtij eventi, tashmë të konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë.

baner viral news

Të fundit