“Miri porosiste lule për dashnoret te Stelina!” – Akuza e fortë e Kejsit ndez konfliktin

“Miri porosiste lule për dashnoret te Stelina!” – Akuza e fortë e Kejsit ndez konfliktin

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer mes Kejsit, Mirit dhe Stelinës, pas një deklarate të fortë që ka ndezur debatet. Kejsi hodhi akuza direkte ndaj Mirit, duke deklaruar se ai kishte porositur lule për dashnoret e tij në dyqanin e familjes së Stelinës.

Kjo deklaratë u prit me reagime të menjëhershme dhe të ashpra nga ana e Stelinës dhe Mirit, të cilët e mohuan kategorikisht, duke e cilësuar si përpjekje për të prishur marrëdhënien mes tyre dhe për të dëmtuar imazhin e Stelinës.

Kejsi këmbënguli në qëndrimin e tij, duke thënë se kishte qenë personalisht i pranishëm gjatë porosisë së luleve dhe se ishte shoqëruar nga motra e Stelinës. Nga ana tjetër, Stelina reagoi e indinjuar, duke theksuar se Miri është klient i rregullt në dyqan dhe se ajo ka zgjedhur ta mbajë private marrëdhënien e tyre.

Debati eskaloi më tej, me Stelinën që akuzoi Kejsin se po përdor dyqanin e familjes së saj për të ulur imazhin e saj publik, duke e quajtur situatën të turpshme dhe plot gënjeshtra.

Të fundit