Gjatë një bisede me banorët pasditen e sotme, Miri ka rrëfyer për herë të parë historinë e tij të dashurisë me partneren gjermane, një histori që nisi krejt rastësisht dhe u forcua pavarësisht distancës dhe barrierës gjuhësore.
Ai tregoi se njohja e tyre e parë ndodhi në një dasmë në Tiranë, ku të dy ishin të ftuar. Që nga ajo ditë, ata shkëmbyen kontaktet në Messenger, ndërsa të nesërmen partnerja e tij u kthye në Gjermani.
Në atë kohë, Miri ishte 32 vjeç dhe komunikimi mes tyre vazhdoi përmes Messenger-it dhe telefonit të shtëpisë, pasi aplikacionet si WhatsApp ende nuk përdoreshin. Sipas tij, këto biseda u kthyen në themelin e marrëdhënies së tyre.
Edhe pse anglishtja e tij nuk ishte e përsosur, Miri shprehet se partnerja e kuptonte dhe e mbështeste, duke e ndihmuar që ta praktikonte sërish gjuhën pas shumë vitesh.
“Flisnim në telefon, në Messenger, unë me atë anglishten time çobanëshe. Nuk i dija kohët e foljeve, por ajo më kuptonte,” rrëfen ai me humor.
Miri shton se lidhja e tyre u forcua edhe më shumë kur partnerja e tij erdhi sërish në Shqipëri, këtë herë enkas për të, duke e kthyer një njohje rastësore në një histori të vërtetë dashurie.






