Megjithëse të dy kanë mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo lloj afrimiteti që mund të shkojë përtej miqësisë, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë kapur së fundmi nga kamerat në disa skena që flasin ndryshe.
Burime pranë “IconStyle” kanë siguruar pamje ekskluzive – video dhe foto – ku dy artistët shfaqen duke kaluar kohë së bashku në një ambient të qetë dhe larg zhurmës së publikut, por jo edhe larg aparatit të kamerave.
Në pamjet e publikuara, Ledri dhe Xhensila duken mjaft të afërt, me një kimi të dukshme që ka ngritur menjëherë dyshime në rrjetet sociale për një raport që mund të mos jetë më vetëm miqësor.
Kujtojmë që më herët, gjatë një interviste në “Pushime On Top”, Ledri ishte pyetur nëse do të lidhej me Xhensilën për hir të famës apo vëmendjes mediatike, pyetje të cilës iu përgjigj:
“Duhet të kesh kimi, ndjenja… nuk mund të lidhesh vetëm për fansa apo showbiz. Kukulla nuk jemi.”
Megjithatë, pamjet e fundit e kanë trazuar sërish ujërat, duke i rikthyer spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre, pavarësisht çdo deklarate zyrtare.








