Këtë të diel, në emisionin e Robert Berishës pritet një prej takimeve më të bujshme të këtij sezoni: përballja televizive mes tij dhe ish-bashkëshortes së tij, këngëtares së famshme Nora Istrefi. Promoja e publikuar ka ndezur rrjetin me reagime, aludime dhe teori nga më të ndryshmet.
KimiA mes Norës dhe Robertit duket se nuk është shuar aspak. Shikimet e tyre, buzëqeshjet dhe humori i përbashkët janë mjaftuar që ndjekësit të dyshojnë për një afrim të mundshëm.
Hyrja e Norës në studio ka qenë një tjetër moment që ka bërë bujë. Ajo shfaqet nën tingujt e këngës së saj “Natën”, pikërisht në vargun: “A po të mungoj, oh natën natën” – detaj që shumë fansa e kanë interpretuar si një mesazh të nënkuptuar për Robertin.
Por momenti që ndezi gjithçka është ai kur Roberti, me humorin e tij karakteristik, i zgjat Norës një unazë dhe e pyet:
“A je e lirë me 4 shtator se jam tu u martu?”
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një lojë, një skeç apo një batutë spontane, por fragmenti ka mjaftuar për të pushtuar rrjetet sociale.
Tani të gjithë shtrojnë të njëjtën pyetje: Çfarë simbolizon kjo unazë dhe ç’ka ka të veçantë data 4 shtator?
Publikut i mbetet të ndjekë të dielën edicionin e plotë, që pritet të jetë një nga më të shikuarit e gjithë sezonit.







