Egli Tako ka nisur sezonin veror me një sërë koncertesh energjike dhe një prezencë skenike që tërheq gjithmonë vëmendjen. Si gjithmonë, ajo kujdeset për pamjen dhe stilin e saj, duke u komplimentuar shpesh për paraqitjen fizike dhe veshjet provokuese.
Megjithatë, gjatë një performance të fundit, artistja është përballur me një moment të sikletshëm.
Në një video të shpërndarë në rrjet, Egli shihet duke performuar me një minifund elegant, por gjatë lëvizjeve në skenë, për një çast i janë ekspozuar të brendshmet.
Pavarësisht momentit, ajo reagoi me sportivitet dhe profesionalizëm, duke mos e ndërprerë performancën dhe duke vazhduar si asgjë të mos kishte ndodhur – gjë që u shoqërua me duartrokitje nga publiku.
Ky episod, i kthyer tashmë në një moment viral, tregon edhe një herë qetësinë dhe përvojën e Eglit në skenë.







