Momenti viral me Stenaldon, Marko sqaron pse ia mbylli derën në fytyrë

I eliminuari i natës në BBVIP, Marko Luca u pyet në Fan Club me Kiara Titon rreth arsyes përse i kishte mbyllur derën në fytyrë Stenaldos gjatë debatit të tij me Mirin. Një moment që u bë shumë viral në rrjetet sociale dhe mori shumë komente negative kundrejt Markos, si një gjest i pahijshëm ndaj Stenaldos.

“Nuk e dija që ata kishin bërë debat. Shkova me i mbyll derën sic bënim ne zakonisht kur ziheshim dhe kur e pashë që Stenaldo ishte nxirë në fytyrë e lashë derën e hapur”, komentoi Marko.

Pyetur nga Kiara nëse dëshiron të kërkojë falje publike, Marko tha se publikut i kërkon falje pafund.

Të fundit