Morena Taraku, këngëtarja dhe modelja e njohur, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje glamuroze nga zemra e Venecias.

Nga hoteli luksoz Ca’ Sagredo, Morena publikoi disa imazhe ku shfaqet me një fustan elegant, të zbukuruar me detaje shkëlqyese, që theksonin hijeshinë e saj. Krahas fotografive, ajo shkroi:
“Living the Gatsby dream in Venice” – duke i dhënë postimit një prekje artistike e plot stil.

Brenda pak minutash, imazhet e saj morën mijëra pëlqime dhe komente, ku fansat nuk kursyen komplimentet për elegancën dhe sharmin që e karakterizojnë gjithmonë.
Megjithatë, ndjekësit po presin ende me padurim një rikthim të Morenës në muzikë, pasi prej kohësh nuk ka publikuar projekte të reja.







