Site logo

Ntreg

‘Mos harxhoni më shumë’ – Jozi mbulohet me para në dasmë!

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, vazhdon të mbetet një figurë shumë e dashur në ahengjet familjare, ku shpesh krijon atmosferë festive me këngët dhe energjinë e tij.

Së fundmi, në disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale, ai shihet duke performuar në një dasmë, ndërsa të pranishmit e mbulojnë me para si shenjë respekti dhe dashurie.

Por ajo që ka habitur të gjithë, nuk ishte shuma e madhe e parave, por reagimi i tij i papritur. Në vend që të shijonte momentin, Jozi iu drejtua të pranishmëve me fjalët: “Mos hargjoni më shumë”. Një gjest i thjeshtë, por që u përshëndet gjerësisht në komente, duke e cilësuar atë si të sinqertë, modest dhe të afërt me publikun.

Të fundit