Përplasja mes Fatmir Hysenbelliut dhe Angela Martinit po kthehet në një nga skandalet më të nxehta të showbiz-it shqiptar. Pas akuzave të forta të modeles, biznesmeni dhe reperi ka reaguar sërish me tone të ashpra në rrjetet sociale, duke e quajtur të gjithë situatën “një sulm të orkestruar nga një femër e pamoralshme”.
Fatmiri theksoi se nuk do të lejojë askënd të dëmtojë imazhin e tij dhe të familjes, ndërsa akuzat që i janë drejtuar i cilësoi “të pavërteta dhe pa prova”. Ai paralajmëroi se çdo shpifje do të ndiqet në rrugë ligjore dhe se tashmë ka përfshirë avokatët për të proceduar ndaj kujtdo që tenton të njollosë emrin e tij.
Në reagimin e gjatë, Hysenbelliu u shpreh se Angela Martini po përdor metoda të ulëta për vëmendje dhe aludoi se ajo ka kërkuar përfitime financiare nga marrëdhënie me burra të tjerë.
“Mos u merrni me një buçe”, shkruan ai në fund të reagimit, duke ndezur edhe më shumë debatet në rrjetet sociale.
Ky është reagimi i dytë publik i Fatmirit pas deklaratave të Angela Martinit, dhe duket se përplasja mes tyre nuk do të shuhet shpejt. Fansat dhe ndjekësit tashmë presin reagimin e radhës nga modelja, ndërsa mediat kanë kthyer sytë tek ky skandal që po bën bujë në opinionin publik.






