Site logo

Ntreg

Mozzik në pranga për orë luksoze? Reagon Getinjo

Mozzik në pranga për orë luksoze? Reagon Getinjo

Raportimet për arrestimin e reperit Mozzik shkaktuan një valë reagimesh në rrjet mbrëmjen e djeshme. Fillimisht u tha se ai ishte ndaluar nga policia doganore dhe dërguar në mbajtje për 24 orë, për shkak të dyshimeve mbi prejardhjen e dy orëve luksoze me vlerë të lartë.

Por, shumë shpejt, avokati i tij Arianit Koci reagoi duke hedhur poshtë lajmet, duke thënë se Mozzik nuk ishte arrestuar dhe se në atë moment ndodhej duke pirë kafe me të.

Në gjithë këtë situatë, ka reaguar edhe vëllai i tij, Getinjo. Në një InstaStory plot ironi, ai shkroi:
“Mos bëni zhurmë, zhurmë bën vetëm gjeneratori.”

Historia mbetet ende e paqartë, ndërsa fansat presin të shohin nëse këto raportime kishin bazë apo ishin vetëm thashetheme.

Të fundit