Reperi i njohur Getinjo feston sot 34-vjetorin e lindjes, dhe sigurisht nuk ka munguar një ndër urimet më të veçanta – ai nga vëllai i tij, Mozzik.
Përmes një fotografie të përbashkët, Mozzik ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për vëllain e madh, në stilin e tij të veçantë dhe emocional.
“Mu m’ka beku Zoti me qenë vllau yt i vogël, e ty me të pas vlla të madh.
500 milion shira i kemi kalu bashkë, kurrë pa u lagë.
Unë nuk të lavdëroj nëpër Facebook-a e Instagrama, unë të lavdëroj te Zoti, që e falënderoj çdo ditë që ekziston ti.
Najher ti m’thirr edhe ‘bir’, po jo n’sy e n’vesh t’prindërve, po nga koha e madhe e përbashkët që e shpenzojmë.
Urime datëlindja, Kamërrloshi jem, 34 vjeç!
Paç shëndet e të mira gjithmonë, se i meriton të gjitha,” – shkruan Mozzik.
Urimi i tij ka prekur shumë ndjekës, të cilët kanë reaguar me komente dashamirëse për lidhjen e fortë vëllazërore mes dy artistëve.






