Site logo

Ntreg

Mundësi partneriteti mediatik për organizata

ViralNews.al hap thirrjen për partnerë mediatik për organizatat e huaja dhe vendase që operojnë në Shqipëri. Ftojmë të gjitha organizatat veprimtaria e të cilave ka impakt në komunitet të aplikojnë për të fituar një mbulim mediatik profesional, të personalizuar dhe të gjerë falë audiencës sonë rekord në rrjetet sociale dhe website.

Me mbi 12 milionë shikime në vetëm 3 muaj dhe një audiencë totale prej 104 mijë ndjekësish, Viralnews përfaqëson partnerin e duhur për të aplifikuar zërin tuaj në çuarjen para të kauzave që ju përfaqësoni. Falë gazetarëve tanë me një eksperiencë të vyer në ngritjen e disa prej mediave më kryesore në vend, si dhe background të tyre në aktivizëm, ne angazhohemi t’ju kuptojmë dhe përfaqësojmë me paanshmëri editoriale.

Nëse kërkoni vizibilitet për organizatën tuaj apo raportim të pavarur për projektet që ju përfaqësoni, paketat tona të bashkëpunimit mediatik ju ofrojnë rritje audience dhe forcim të besueshmërisë ndaj donatorëve.

STATISTIKAT TONA

  • 4.3 milionë shikime në Instagram
  • 8 milionë shikime në TikTok
  • 8 milionë shikime në Facebook
  • 14,000 klikime mujore në secilën nga dy faqet tona web

Viral News është një media online e krijuar nga një ekip me eksperiencë shumëvjeçare në gazetari në Shqipëri, me fokus të vecantë tek lajmet më virale të momentit, si dhe ato me ndikim në komunitet, prezantuar në formë interaktive përmes rrjeteve tona sociale më mijëra ndjekës dhe miliona shikime. Pjesë e platformës së suksesshme N’Treg.al

Lexoni gjithashtu:

Viral News: Platforma që çon kauzën tuaj te miliona Shqiptarë

baner viral news

Të fundit