Site logo

Ntreg

Ndarja bëhet zyrtare, por Heidi lëshon një “kod” në rrjetet sociale!

Ndarja bëhet zyrtare, por Heidi lëshon një “kod” në rrjetet sociale!

Pas ndarjes me Romeo Veshajn, Heidi Baci ndez rrjetin me një mesazh të koduar: “Lëreni veten tju udhëheqi”

Pas një ndarje të shumëpërfolur me Romeo Veshajn, Heidi Baci ka rikthyer vëmendjen e publikut me një postim të fundit në Instagram që ka ndezur kureshtjen e ndjekësve.

Çifti i famshëm, që rrëmbeu zemrat e publikut gjatë “Big Brother VIP Albania”, i dha fund lidhjes vetëm pak ditë më parë. Lëvizja që konfirmoi zyrtarisht ndarjen ishte ajo klasike e Instagramit – të dy fshinë njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve, duke e bërë të qartë se historia kishte marrë fund, shkruan Kosovarja.

Por duket se Heidi nuk ka ndërmend të qëndrojë në hije.

Në postimin e saj më të fundit, ajo shfaqet në disa foto të kuruara deri në detaj, por ajo që ka ngjallur më shumë reagime është mbishkrimi:
👉 “Lëreni ju të udhëheqni.”

Një frazë e shkurtër, por me shumë nënkuptime.

Po i referohet ndoshta një lirie të re? Një fillimi të ri? Apo është thjesht një mesazh i koduar për Romeo-n?

Nuk ka ende asnjë deklaratë zyrtare nga asnjëri prej tyre, por një gjë është e sigurt: Heidi e di saktë si ta mbajë vëmendjen e publikut të përqendruar tek ajo.

Ndarja bëhet zyrtare, por Heidi lëshon një “kod” në rrjetet sociale!

Të fundit