Regjisorja dhe aktorja Ajlin Petrela ka thyer heshtjen përfundimisht duke folur publikisht për ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, aktori i humorit dhe aktualisht kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai.
Çifti, që ka dy vajza së bashku, vendosi të japë fund martesës pas një vendimmarrjeje të përbashkët. Sipas Petrelës, arsyeja kryesore ishte mirëqenia e fëmijëve. Ajo theksoi se nuk dëshironte që vajzat të përjetonin tensione apo skena të vështira në familje:
“E morëm bashkë këtë vendim, sepse nuk doja që vajzat tona të mbartnin trauma nga marrëdhënia jonë nëse do të vazhdonim të jetonim bashkë.”
Ajlin shtoi se marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë e qetë dhe me respekt, për hir të vajzave, dhe se vendimi për ndarje ishte një hap i domosdoshëm për stabilitetin e familjes.
Në intervistë, Petrela foli gjithashtu për lidhjen e saj të re: ajo dhe partneri aktual janë bashkë prej rreth 9 muajsh. Ai nuk ka lidhje me botën e medias, dhe çifti mundohet ta mbajë lidhjen sa më private të jetë e mundur. Ajlin tregoi se njohja mes tyre ka ndodhur përmes një mjekeje të përbashkët, dhe lidhja ka nisur si një fillim i ri, duke respektuar situatën e vajzave dhe privatësinë e tyre.






