Spektakli i së hënës në Ferma VIP 2 solli një sërë emocionesh, por një moment i veçantë ishte kur në fermë hyri nëna e Yll Dreshajt, për t’i dhënë personalisht një mesazh të rëndësishëm.
Ajo i dorëzoi të birit një letër zyrtare që konfirmonte se ai është zyrtarisht i divorcuar.
📨 Ky lajm vjen pas historisë së bërë publike disa javë më parë, ku ish-bashkëshortja e Yllit i kishte dërguar një letër ku mes të tjerash shkruante se “atij i pëlqejnë burrat”, duke kërkuar gjithashtu që të mos i përmendej më emri në publik. Kjo shkaktoi shumë reagime në rrjet, por Ylli më pas tregoi versionin e tij, duke theksuar se arsyeja e ndarjes ishin mosmarrëveshjet për shkak të familjes së tij, të cilën ish-partnerja nuk e pranonte.
🎙️ Pjesë nga reagimi i Yllit:
“Jam shumë i lumtur. Më në fund ndihem i lirë. Ky ishte një lajm që më ndryshoi jetën. Tani mund të jetoj në paqe me veten dhe me familjen time.”
🗣️ Luana Vjollca i uroi atij që të gjejë dashurinë e vërtetë:
“Uroj të gjesh njeriun e jetës tënde.”
Ylli e mbylli me një mesazh domethënës:
“Gabimet ndodhin njëherë në jetë. Kur të zgjedh personin e zemrës, dua që ai të më dojë prindërit, të më respektojë familjen – dhe të mos më ndajë kurrë prej tyre.”






