Site logo

Ntreg

Ndarje me paqe! Neda dhe Ogreni nënshkruajnë divorc me mirekuptim!

Ndarje me paqe! Neda dhe Ogreni nënshkruajnë divorc me mirekuptim!

Pas muajsh zërash dhe aludimesh, duket se historia 10-vjeçare e martesës mes Neda dhe Ogren Ballukut ka arritur përfundimisht në një epilog të qetë.

Burime të sigurta konfirmojnë se çifti, që u bë i njohur për publikun pas daljes së Nedës nga “Big Brother Albania”, kanë arritur një marrëveshje miqësore divorci, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

Në dokumentet zyrtare të regjistruara në gjykatë, kërkesa për zgjidhje martese është formalizuar dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Majlinda Dogga.
Por, ndryshe nga shumë ndarje publike, kjo e Nedës dhe Ogrenit nuk do të kthehet në betejë ligjore. Palët kanë rënë dakord për çdo detaj – nga ndarja e pasurisë, deri te kujdestaria dhe mirëqenia e fëmijëve të tyre.

Kujtojmë se disa javë më parë, Neda Balluku foli me sinqeritet në emisionin “Goca dhe Gra”, ku pranoi se ishte ajo që kishte kërkuar ndarjen, duke u shprehur me lot në sy:

“Prej shumë vitesh marrëdhënia nuk ishte e shëndetshme. Fëmijët e mi meritojnë të rriten të qetë dhe të lumtur.”

Ky rrëfim preku publikun, i cili e ka ndjekur prej vitesh si një nga figurat më të dashura të ekranit.
Edhe pse rruga drejt divorcit ka qenë e vështirë, marrëveshja pa konflikte tregon pjekurinë e dy ish-bashkëshortëve që vendosën të ndahen me dinjitet, pa zhurmë dhe pa drama.

Të fundit