Moderatori i njohur Meriton Mjekiqi, i cili së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për zhvillimet në jetën e tij personale, po e shfrytëzon në maksimum statusin e tij të ri si beqar. Pas ndarjes, ai duket më i fokusuar te vetja, ndërsa rikthimi në palestër po jep rezultatet e para.
Në një Instastory të publikuar së fundmi, Meritoni ka ndarë me ndjekësit një imazh ku dallohet qartë transformimi fizik – me muskuj të formësuar dhe një energji të re.
Me këtë paraqitje, ai jo vetëm që tregon përkushtimin ndaj një stili jetese të shëndetshëm, por edhe tërheq vëmendjen e ndjekëseve, të cilat nuk kanë ngurruar të komentojnë.
Ndarja duket se i ka dhënë një shtysë për t’u rikthyer më në formë se kurrë më parë.







