Një moment i papritur ka ndezur diskutimet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke prishur qetësinë e rikthimit nga izolimi.
Mbrëmjen e së hënës, Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri u larguan zyrtarisht nga akuariumi dhe u rikthyen në ambientet e përbashkëta të shtëpisë, pas një vendimi të marrë nga Vëllai i Madh.
Megjithatë, ky rikthim u shoqërua me një rregull shumë të rreptë: gjashtë banorët nuk lejoheshin të komunikonin me pjesën tjetër të shtëpisë, përveçse mes tyre. Çdo shkelje, qoftë edhe një fjalë apo reagim i vetëm, do t’i kthente menjëherë në izolim për një afat të pacaktuar.
Në oborr, pranë divaneve, ndodhi një situatë që tërhoqi vëmendjen e publikut. Selin iu afrua Gretës, i lyu buzët me buzëkuq dhe më pas e puthi në buzë, duke krijuar një moment surprizë për banorët dhe shikuesit.
Greta, nga ana e saj, zgjodhi të respektojë rregullin e vendosur nga Vëllai i Madh, duke shmangur çdo komunikim me Selin dhe duke reaguar vetëm ndaj banorëve që kishin qenë me të në akuarium.
Situata u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku ky veprim u cilësua si një nga momentet më të papritura të ditës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.






