Fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, zgjodhi emisionin “Goca dhe Gra” për intervistën e tij të parë pas përfundimit të spektaklit. I ftuar në panelin e grave, ai nuk nguroi të jetë i drejtpërdrejtë dhe me tone thumbuese, sidomos kur pyetja iu drejtua për projektet e tij të reja muzikore.
I pyetur nëse këngët e tij i janë dedikuar ndokujt në mënyrë të veçantë, Gjesti u shpreh:
“Ia dedikoj dikujt, por dikujt jo. Disa janë ‘diss’ për ndonjë që e kam lënë… po ajo s’më ka lënë mua.”
Kjo deklaratë u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një kunjë e drejtpërdrejtë ndaj ish-partneres së tij, Xheneta Fetahu. Arsyeja? Ajo është përmendur shpesh në media për komentet e saj ndaj Gjestit, sidomos në emisionin “E Diell”, ku nuk ka hezituar të flasë për raportin e tyre.
Ndonëse Gjesti nuk përmendi emra konkretë, fjalët e tij ndezën rrjetin dhe shtuan dyshimet se mes tyre vazhdojnë të ketë tensione edhe jashtë shtëpisë së famshme. Fansat ndjekin me interes çdo lëvizje të tyre, ndërsa duket se “lidhja” po vazhdon… ndryshe nga ç’mendonim.






